FOTO&VIDEO

Pse sonte Arben Vitia nuk respektoi thirrjen e ezanit?

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference të mbajtur të dielën kanë ndërprerë fjalimet e tyre për të respektuar thirrjen e ezanit.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe sonte teksa ministri në detyrë po prezantonte masat e reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton lajmi.net.

Teksa ministri po lexonte masat e reja u dëgjua thirrja e ezanit, mirëpo ministri nuk ndaloi siç bëri kur ishte me shefin e tij.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë është në pushtet, në vitin 2014-të pati votuar pro Ligjit për parandalimin e zhurmës së ezanit, ligj ky i sponsorizuar nga ish-ministri i Ambientit asokohe, Dardan Gashi.

Ndiq videon nga minuta e 15:00.

Ndryshe, sonte ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë, se prej 15 prillit, në Kosovë, do të ketë masa rigoroze kundër koronavirusit.

Vitia ka thënë se për shkak të rrezikshmërisë së lartë duhet të respektohen të gjitha masat e ndërmarra nga organet përgjegjëse.

Ata që nuk respektojnë masat e reja do të përballen me dënime të larta. Ndër tjera, ministri paralajmëroi se do të jetë raste të shumta që do të preken me COVID-19, por më pas do të ketë rënie graduale.

‘’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Këto itë edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, diët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qytetarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morrëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë‘’, thotë Vitia.

‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6:00, të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’

‘’Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave’’

‘’Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. ‘’

‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago