Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane ka publikuar një video të incidentit mbi Detin e Zi ku përfshihej një dron vëzhgues amerikan dhe një avion luftarak rus, i cili ndodhi pak ditë më parë.
Videoja u deklasifikua së fundmi, pas së cilës u publikua dhe tregon momente kritike të konfliktit në ajër, për të cilin Pentagoni ka thënë se zgjati 30-40 minuta, shkruan CNN.
Videoja tregon dronin MQ-9 Reaper, kur një avion luftarak rus Sukhoi SU-27 u shfaq duke u afruar. Ndërsa përgjonte dronin amerikan dhe i afrohej atij, avioni rus i hedhi karburant dronit.
Në pjesën e dytë të videos, shihet avioni rus duke kaluar edhe një herë dronin, duke u afruar dhe duke hedhur sërish karburant.
Më pas, avioni luftarak rus përplaset me dronin dhe kur lthehet pamjet, mund të shihet helika e dronit e dëmtuar nga përplasja.