Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik, që i mori jetën yllit të Liverpool-it, Diogo Jota, pasi Lamborghini i tij doli nga rruga në veri të Spanjës.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një nga gomat e Lamborghinit ka shpërthyer gjatë një parakalimi në autostradën A-52 pranë qytetit Cernadilla, afër Zamorës, në veriperëndim të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë, shkruan A2 CNN.
Makina superluksoze doli nga rruga, u përmbys dhe shpërtheu në flakë pak pas orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes. Shërbimet e emergjencës u thirrën menjëherë, por nuk arritën të shpëtonin dy vëllezërit.
Pamje tronditëse tregojnë mbetjet e djegura të supermakinës, e përmbysur në anë të rrugës kryesore, ndërsa ekipet e emergjencës shihen duke hetuar në vendngjarje.
Një video e siguruar nga mediat spanjolle tregon trajektoren e makinës deri në momentin që ajo del nga rruga dhe përplaset duke shpërthyer në flakë. Gjurmët e gomave tregojnë vendin ku Lamborghini doli nga rruga, ndërsa copa të barrierës qendrore janë të shpërndara në tokë.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…