Kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës ka “detyruar” Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n të rrisin rëndësinë e mbrojtjes në të gjithë Evropën Lindore, e cila ka shërbyer si një zonë tampon midis Rusisë dhe Perëndimit për dekada.
NATO ka katër grupe luftarake shumëkombëshe në madhësinë e një batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, të cilat veprojnë me rotacion.
Secila prej tyre udhëhiqet nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose Shtetet e Bashkuara dhe përmban trupa nga disa shtete anëtare.
Aleanca tha muajin e kaluar se të katër grupet ishin “të forta dhe të gatshme luftarake”, shkruan CNN.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai ishte i gatshëm ta forconte më tej këtë prani duke dërguar forca shtesë në zonë dhe se vendosja e NATO-s mbështetet nga trupat amerikane