Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Arban Abrashi dhe Avdullah Hoti janë pesë kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës me më së shumti vota në Komunën e Prishtinës.
LDK-ja ka marrë 32.636 vota në Prishtinë e më e votuara është kandidatja për kryeministre e partisë, Vjosa Osmani. Ajo ka marrë 25.869 vota, shkruan Gazeta Express.
Pas saj është Lumir Abdixhiku, i cili në listë mbante numrin 4, e në Prishtinë është votuar nga 10.035 qytetarë.
I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet.
Pas tij vjen Avdullah Hoti me 5.510 vota dhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.
Zëdhënësi i LDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë e kryetar i degës së katërt të LDK-së, Besian Mustafa, ka marrë 5.511 vota. Ai ka garuar për herë të parë për deputet.
Pas Mustafës, renditet deputet i shumë legjislaturave, Anton Quni, të cilin e kanë votuar 4.463 qytetarë në Prishtinë.