Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.
Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .
“Personi me inicialet F.V ( M/K) , i moshës 21 vjeçar , ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…