Të hënën në mëngjes, një pulë u kap duke u munduar të hynte në zonën e sigurisë së Pentagonit.
Zyrtarët e organizatës për kafshë, “Animal Welfare League of Arlington” u thirrën në vendin e ngjarjes, pasi pula doli nga kafazi dhe për pak nuk e gjeti rrugën drejt njërës prej ndërtesave më të sigurta në botë, shkruan “Military Times”.
“Shumë herët këtë mëngjes, kjo pulë u kap duke u sjellë rreth zonës së sigurisë në Pentagon dhe oficerët tanë u thirrën për ta kapur”, thuhet në njoftimin e organizatës për kafshë.
“Ajo do të qëndrojë në strehimore derisa të gjejmë një shtëpi të re për të. Tash kemi nevojë për një emër për të – sugjerimet janë të mirëpritura”, thuhet më tej në postimin e publikuar në Facebook.