Një përplasje e tensionuar ka ndodhur para pak çastesh në studion e Politikos në Kanal10 ku po diskutohet për lirinë e shprehjes pas zhvillimeve të fundit të hoxhës nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.
Publicisti e komentatori i Politikos, Halil Matoshi në një moment të përplasjes me teologun Mustafë Bajrami i tha këtij të fundit se do ta thërras Policinë e Kosovës që ta marrin nën mbrojtje pas deklaratave të tij dhe panelistëve në studio mbi temën që po diskutohet.
“Edhe nëse ty të sulmon dikush qysh e sulmuat profesorin kisha reaguar.”, i tha Matoshit – Bajrami.
“Sonte unë duhna me thirr në mbrojtje Policinë e Kosovës prej qetyne njerëzve.”, u tha Matoshi komentatorëve i nervozuar.
Por, teologu Mustafë Bajrami këtë deklaratë nuk e priti aspak mirë.
Ai në moment të tensionuar e quajti Matoshin ‘hipokrit e të poshtër’.
“Ti nime po flet si hipokrit i poshtër. Unë s’thash ashtu. I poshtër.”, vazhdoi tutje Bajrami.
“A je me demokracinë e Kosovës e me ligjet a me sheriat. Njana bjen. Ti po e shkel me dy kamtë.”, ndërhyri edhe Gashi.
“Kqyre çfarë hipokriti qysh e shtrembëron fjalën.”, vazhdoi edhe më tutje Bajrami.
Ndaj deklaratave të Bajramit ka reaguar menjëherë autori i Politikos, Kushtrim Sadiku i cili e quajti të patolerueshme gjuhën e përdorur ndaj Matoshit.