BOTA

Pushtimi i Ukrainës i ka sjellë humbje katastrofale Kremlinit, Putin i tërbuar shkarkon 6 nga komandantët kryesorë të ushtrisë ruse

Inteligjenca britanike në një zbulim të fundit pretendon se Vladimir Putin ka shkarkuar brutalisht “të paktën gjashtë” komandantë të lartë, pasi ka mbetur i tronditur nga humbjet që forcat ruse vazhdojnë të pësojnë në Ukrainë.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe nënvizon se kreu i Kremlinit ka ndërmarrë masa drastike dhe është i tërbuar nga rezultatet katastrofike të operacionit ushtarak të pushtimit.

Në mënyrë të veçantë, në raport pretendohet se: “Performanca e dobët e forcave të armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë ka qenë e kushtueshme për udhëheqjen ushtarake të Rusisë, me shumë gjasa që rezultoi në shkarkimin e të paktën gjashtë komandantëve rusë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022”.

Sipas tyre, Komandantët e Qarqeve Ushtarake Lindore dhe Perëndimore të Rusisë kanë shumë të ngjarë të kenë humbur postet e tyre.

Gjeneral-koloneli Aleksandr Chayko është shkarkuar si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor në maj 2022.

Gjeneral-koloneli Aleksandr Zhuravlev, i cili ka komanduar Qarkun Ushtarak Perëndimor që nga viti 2018, ka munguar në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg më 31 korrik 2022 dhe ka shumë të ngjarë të jetë zëvendësuar nga gjeneral-lejtnant Vladimir Kochetkov.

Ndërkohë, gjenerali Aleksandr Vladimirovich Dvornikov është shkarkuar më pas, sepse i është dhënë komanda e përgjithshme e operacionit në Ukrainë dhe gjenerali Sergei Surovikin ka marrë komandën e Grupit Jugor të Forcave nga gjenerali Genadi Valeryevich Zhidko.

“Këto shkarkime shoqërohen nga të paktën 10 gjeneralë rusë të vrarë në fushën e betejës në Ukrainë. Efekti kumulativ në qëndrueshmërinë e komandës ka të ngjarë të kontribuojë në vështirësitë taktike dhe operacionale ruse”, theksohet në vijim të raportit.

Vendimet e fundit të Putin vijnë në një kohë që zyrtarët ushtarakë ukrainas raportojnë se Rusia ka humbur të paktën 42,000 trupa që nga fillimi i konfliktit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

17 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

21 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

22 orë ago