Putin lahet me ekstraktin e bririt të drerit, sipas investigimit rus

Gazetarët investigativë rusë raportojnë se presidenti rus Vladimir Putin është i interesuar për mjekësinë alternative.

Për shembull, dushin me ekstraktin e brirëve të drerit.

Lajmin e bën të ditur investigimi i medias ruse “Project”, i cili i kushtohet 70-vjetorit të Putin-it.

Pas shqyrtimit të kontratave, gazetarët e “Project” dolën në përfundimin se në vitet 2016-2017 presidenti shoqërohej mesatarisht nga pesë mjekë.

Në nëntor të vitit 2016, Putin nuk u shfaq në publik për pesë ditë – dhe gjatë kësaj periudhe, 12 mjekë u vendosën në sanatoriumin e Sochi-t.

Deri në vitin 2019, shkruan gazeta, Putin shoqërohej mesatarisht nga nëntë mjekë.

“Projekti” vëren se onkologu Yevhen Selivanov, i cili gjithashtu merrej me problemet e tiroideve, shpesh udhëtonte me presidentin.

Publikimi raporton gjithashtu për interesin e Putinit për banjot me antler (brirët e drerit).

Sergei Shoigu, asokohe kreu i Ministrisë së Emergjencave, ishte i pari në elitën ruse që u interesua për banjot me brirë dreri.

Ai e solli presidentin rus në Altai për herë të parë dhe e bindi për përfitimet e procedurës – përmirëson sistemin kardiovaskular dhe rinovon lëkurën.

Putin, i cili filloi të mendojë më shumë për shëndetin, gjatë një udhëtimi u zhyt në një vaskë me një zierje të brirëve të drerëve, e cila lëshon një erë specifike.

Një i njohur i presidentit pretendon se ai ishte paralajmëruar – nuk ka asnjë provë bindëse për përfitimet e dushit me antler.