LAJME

Putin “lan mëkatet”, presidenti rus zhytet në një vrimë akulli në Rusi

Vladimir Putin “lan mëkatet” në një temperaturë tepër të ulët. Presidenti i Rusisë u zhyt mëngjesin e së premtes në një vrimë akulli me rastin e festës së Epifanisë Ortodokse.

Kremlini nuk ka publikuar pamje apo fotografi të këtij riti, por zëdhënësi Dmitry Peskov, konfirmoi zhytjen e Putinit në akull. Ai nuk specifikoi lokacionin apo sa minuta ka qëndruar presidenti rus në ujin me temperaturë nën zero. Vitin e kaluar, Putini, duke ndjekur traditën e tij, mori pjesë në larjen e Epifanisë në rajonin e Moskës.

Në 2022, shefi i Kremlinit vendosi që të mos zhytej në akull për shkak të pandemisë koronavirus. Mes tjerash, Peskov tha se pjesëmarrja në këtë rit fetar është çështje personale për të gjithë. Kisha Ortodoske e Rusisë feston epifaninë më 19 janar, ku shumë besimtarë zhyten në akull apo ujë, një veprim që simbolizon pagëzimin e Krishtit. Për ekspertët, kjo është pjesë e fushatës dhe e propagandës së Putinit, që dëshiron ta shfaqë veten si një personazh i fortë, i aftë për t’i bërë të gjitha.

Shpesh është fotografuar duke kalëruar gjysmë i zhveshur, duke u zhytur thellë nën ujë me nëndetëse, duke peshkuar, gjuajtur me armë apo duke bërë palestër me pesha të rënda. Presidenti rus madje mban edhe rripin e zi në xhudo, të cilin ia hoqi federata ndërkombëtare pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

11 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

15 orë ago