POLITIKE

Putin me paketë politike, ekonomike e ushtarake për Serbinë, për t’ia forcuar pozicionin në dialog karshi Kosovës

<p>Moska po fillon një ofensivë politike&comma; ekonomike dhe ushtarake për të forcuar pozicionin e Serbisë&period; Të tre fushat e përmendura do të jenë gjithashtu tema kryesore që presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të diskutojë me homologun e tij serb&comma; Aleksandar Vuçiq në fund të këtij muaji&comma; raportojnë mediat serbe&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Takimi i dy shtetarëve është caktuar për 24 qershor&comma; kur Presidenti i Serbisë do të shkojë në Moskë&comma; ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores me ftesë të kreut të shtetit rus&period; Në takimin e 18-të midis Vuçiq dhe Putin&comma; Rusia do të ngrejë çështjen e formave të reja të bashkëpunimit në mënyrë që të ndihmojë dhe forcojë pozicionin e Beogradit&comma; në mënyrë që Serbia të hyjë në një dialog mbi Kosovën sa më fuqishëm&comma; raportojnë mediat serbe&comma; përcjell Reporteri&period;net&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Para se të takohen Putin e Vuçiq në Moskë&comma; në Beograd më 18 qershor do të qëndorjë ministri i jashtëm rus&comma; Sergei Lavrov&period; Ai me këtë rast do të përgatisë terrenin për takimin e dy presidentëve&period; Në fokus të kësaj vizite do të jenë bisedimet për Kosovën&period; Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se Serbia ka mbështetje pa ekuivoke nga Rusia&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Bëhet &fjlig;alë për miqësinë strategjike të dy kombeve&period; Rusia dhe Presidenti Putin kanë treguar se sa e rëndësishme është Serbia për ta edhe gjatë pandemisë&period; Ata dërguan pajisje e ekspertë&comma; siç thotë Putin&comma; për vëllezërit serbë”&comma; ka thënë Daçiq<&sol;p>&NewLine;<p>Daçiq nuk ka dashur të flasë për detajet e takimeve të ardhshme&comma; por vuri në dukje se Rusia tregon mbështetjen e saj me vepra&comma; siç ishte rasti kur Kombet e Bashkuara ndaluan miratimin e një rezolute që do t’i shpallte serbët një popull që kanë kryer gjenocid&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Analisti politik Dragomir Andjelkoviq pret që çështjet specifike politike që do të diskutohen në mes të Vuçiq e Putin në Moskë&comma; do të jenë Kosova&comma; por edhe ruajtja e Republika Srpskas dhe pozita e serbëve në Mal të Zi&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Përveç temave politike&comma; ato që do të diskutohen në Moskë&comma; do të jenë edhe lëvizjet konkrete që do të përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak midis dy vendeve&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Ushtrimet e përbashkëta ushtarake dhe trainimi shtesë i ushtarëve tanë janë tema që do të diskutohen më shumë kur bëhet &fjlig;alë për bashkëpunimin ushtarak”&comma; thotë analisti ushtarak serb&comma; Aleksandar Radiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Sipas tij&comma; Serbia ka investuar shumë gjatë viteve të fundit dhe ka blerë shumë armë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Serbia po blenë pajisje me të cilat forcoi fuqinë e saj mbrojtëse&period; Ne tashmë morëm atë që donim&period; Mund të presim mbështetje të mëtejshme nga Rusia&comma; përmes ushtrimeve të përbashkëta në parashutizëm&comma; aviacion dhe këmbësori”&comma; ka thënë Radiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Bujqësia dhe industria ushqimore janë përparësi në përmirësimin e bashkëpunimit tashmë të mirë ekonomik midis Serbisë dhe Rusisë&comma; thekson ekonomisti Mladjen Kovaceviq&period; Ai deklaroi se fushat kryesore si energjia janë përshtatur kryesisht dhe se nuk ka vështirësi në bashkëpunim&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Vëmendja tani është përqendruar në industrinë e agrobiznesit&period; Rusët janë të interesuar për frutat dhe perimet tona&comma; grurë&comma; elb&comma; misër … Ekziston edhe interes për produktet ushqimore të gatshme që ne bëjmë&comma; dhe rusët janë të interesuar për investime në mënyrë që të rrisin kapacitetet prodhuese në atë segment”&comma; ka thënë Kovaceviq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Sipas tij&comma; duhet të pritet që turizmi dhe ardhja e mysafirëve rusë në Serbi të jetë në rendin e ditës&period;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

8 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

9 orë ago

Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne…

11 orë ago

Dalin pamjet e reja, si u rrëzua avioni i Air India

Një video e re nga një kënd tjetër që tregon aeroplanin e “Air India” duke…

13 orë ago

Pasagjeri britanik në sediljen 11A i mbijeton rrëzimit të aeroplanit në Indi

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur…

13 orë ago

LDK e konkretizon “qeverinë e unitetit”, PDK thotë se janë numrat për ekzekutiv pa LVV-në, Nisma kërkon uljen e pragut

LDK-ja, e cila refuzoi të bashkëqeverisë me LVV-në, dëshiron Qeveri të Unitetit me përfshirjen e…

14 orë ago