POLITIKE

Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë, Kosova dhe Serbia në qendër të planeve të tij

Presidenti rus, Vladimir Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë, e kjo sipas mediumit gjerman “DerWesten”,mund t’i shërbejë atij për të zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe për të dobësuar mbështetjen perëndimore.

Në një artikull të publikuar nga ky medium thuhet se sipas ekspertëve të Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, presidenti rus po punon për një luftë të re në Evropë për të dobësuar mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë. Serbia mund të jetë shkaku.

Dy ekspertë amerikanë të Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive paralajmërojnë për një luftë të re, që mund t’i shërbejë presidentit Putin. Sipas disa vlerësimeve të tyre në “Wall Street Journal”, Ballkani mund ta ndihmojë atë, sepse një front i ri mund ta dobësojë mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë.

Mediumi gjerman tutje shkruan se një konflikt i ri do t’i jepte Kremlinit një mundësi që të zhvendosej vëmendjen nga Ukraina.

Tensione të forta mes Serbisë dhe Kosovës

Për këtë sipas “DerWesten”,Ballkani Perëndimor është më i përshtatshëm. Në vitet ’90, ai ka qenë nën tensione të mëdha me luftën në Jugosllavi. Veçanërisht nga Serbia, që dëshiron të zgjasë ndikimin në shtetet fqinje.

Kohët e fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar hapur se do të sulmojë Kosovën. Për këtë, ai vazhdimisht refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit për “veprim dypalësh” midis Serbisë dhe Kosovës, e cila duhet të sigurojë marrëdhënie paqësore.

Edhe për rajonin, Shtetet e Bashkuara kanë parashikuar një rrezik më të lartë të dhunës, paralajmërojnë ekspertët.

“Kjo do të kishte avantazhe të mëdha për Putinin, andaj Rusia nuk ka nevojë të dërgojë ushtri në rajon. Ajo thjesht duhet të mbështetet në Serbi për të përhapur dhunën dhe pasigurinë”, shkruan mediumi gjerman.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

7 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

9 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

10 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

11 orë ago