Vladimir Putin tashmë është përballë faktit që ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha njerëzish dhe mjetesh gjatë ofensivës në Ukrainë që nisi më 24 shkurt.
Ndonëse, presidenti rus nuk i ka pranuar asnjëherë shifrat e publikuara nga autoritetet ukrainase, vendimet e tij veçse e konfirmojnë numrin e madh të ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.
Pasi hoqi limitin e moshës për personat që mund t’i bashkohen forcave të armatosura, kreu i Kremlinit ka marrë një tjetër vendim që ka shkaktuar reagim në vend, por edhe jashtë territorit të tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, Vladimir Putin tashmë po rekruton dhe të dënuar në radhët e ushtrisë, të cilët sipas tyre po përdoren si ‘mish për top’ në frontin ukrainas.
Të burgosurve raportohet se po iu premtohen 3500 euro dhe falje e dënimit nëse kthehen nga Ukraina pas 6 muajsh. Atyre po iu bëhet lavazh truri duke iu thënë se po dërgohen në luftë që të përballen me nazistët.
Kompania private ushtarake Wagner, e cila bashkëpunon me forcat e armatosura të Vladimir Putin dhe me lidhje të ngushta me Kremlinin, raportohet se qëndron pas përpjekjeve të rekrutimi në disa burgje.
Shërbimi i sigurisë FSB, dikur i drejtuar nga Putin, raportohet gjithashtu të jetë i përfshirë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…