BOTA

Putin udhëton vetëm me tren të blinduar, me dhoma gjumi, zyrë dhe antena satelitore

Dështimi në Ukrainë, rivalët mes radhëve të tij dhe frika e një sulmi të mundshëm e ka bërë presidentin rus Vladimir Putin dhe stafin e ngushtë që të tregohet i kujdesshëm për sigurinë.

Sipas të dhënave më të fundit, kreu i Kremlinit ka vendosur që të heqë dorë nga të gjitha mjetet e tjera të transportit për të udhëtuar, përveç trenit të tij të blinduar.

Udhëheqësi rus ka zgjedhur hekurudhën pasi thuhet se ka frikë se mos e gjurmojnë dhe e qëllojnë nga kur fluturonte me aeroplanin e tij presidencial. Treni është kamufluar në ngjyrat gri dhe të kuqe për t’u dukur si një tren normal pasagjerësh duke e bërë atë vizualisht pothuajse të padallueshëm prej të tjerëve.

 

Treni i Putin udhëton me shpejtësi maksimale dhe pa ndalesa. Brenda ka një dhomë gjumi dhe një zyrë, si dhe vagonë të veçantë për akomodimin e truprojave dhe komunikimet speciale.

Treni i Putinit gjithashtu ndryshon nga trenat e pasagjerëve edhe nga jashtë, sepse ai ka më shumë antena dhe tërheq tre lokomotiva njëherësh. Vetë vagonët janë me gjashtë boshte, gjë që tregon se është i blinduar.

Treni i blinduar u projektua në vitet 2014-2015, por nuk ngjalli shumë interes tek Putin derisa Kremlini filloi përgatitjet për të pushtuar Ukrainën.

Ai tani përdor trenin kryesisht për të udhëtuar nëpër Rusi dhe për të shkuar në rezidencën e tij në Valdai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

3 ditë ago