“Putini i ka sytë nga ishulli i anëtarit më të ri të NATO-s”

Presidenti rus, Vladimir Putin, po synon një ishull strategjik suedez që ofron zotërim mbi Detin Baltik, ka paralajmëruar komandanti i përgjithshëm i ushtrisë suedeze.

“Jam i sigurt se Putini i ka të dy sytë nga Gotland. Qëllimi i tij është të fitojë kontrollin e Detit Baltik”, tha komandanti Micael Byden.

Siç është raportuar, Suedia iu bashkua NATO-s në fillim të marsit dhe tani aleanca është forca mbizotëruese në Detin Baltik, falë kontrollit të Gotland.

Ishulli është një nga më të mëdhenjtë e Detit Baltik, i vendosur rreth 80 kilometra nga bregu suedez dhe 241 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.

Me madhësi, krahasohet me ishullin Rhode, por ka një popullsi vetëm prej 60 mijë banorëve, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Nëse Rusia merr kontrollin e Detit Baltik, do të kishte një ndikim të madh në jetën tonë, në Suedi dhe në të gjitha vendet e tjera”, tha Byden.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë”, shtoi ai.

Komandanti suedez ngriti mundësinë që rusët të shkaktojnë qëllimisht një katastrofë mjedisore atje, e më pas t’i referohen atij si aksident.

“Deti nuk mund të bëhet shesh lojërash i Putinit”, tha Byden.

Ndryshe, qeveria suedeze ka ndarë 160 milionë dollarë për infrastrukturën ushtarake të ishullit.

Edhe SHBA-ja së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje me Suedinë për të pasur qasje në një numër bazash ushtarake, përfshirë Gotland.