Presidenti rus Vladimir Putin u arratis në kompleksin e tij të fshehtë të pallatit pranë liqenit Valdai, diku midis Moskës dhe Shën Petersburgut, mes protestave kundër mobilizimit në Rusi.
Sipas gazetares së pavarur Farida Rusamova, e cila citoi tre burime të njohura me orarin e Putinit, presidenti rus udhëtoi për në shtëpinë e tij të pushimeve të mërkurën, shkruan Business Insider.
Ai ka pushuar “trupin dhe shpirtin” e tij në kompleksin luksoz, i cili ndodhet brenda një pylli, tha Rusamova në një postim në Telegram.
Sipas MailOnline, bëhet fjalë për një ndërtesë luksoze trekatëshe.
Ka pak informacion të qasshëm publikisht për pronën sekrete, por sipas Fondacionit Anti-Korrupsion, i cili u themelua nga aktivisti i burgosur rus Alexei Navalny, rezidenca është e preferuara personale e Putinit, raporton tg.
Organizata e Navalny pretendon se prona është pjesërisht në pronësi të Yuri Kovalchuk – miliarderi që përshkruhet si bankier personal i Putinit.
Rusamova pohoi se Putini synon të qëndrojë në kompleks deri të paktën të enjten e ardhshme.
Gazetarja pohoi gjithashtu se presidenti kishte regjistruar paraprakisht disa video të takimeve, të cilat media shtetërore ruse synon t’i publikojë në mënyrë sporadike gjatë gjithë javës, në përpjekje për të maskuar mungesën e tij nga publiku.
Rusamova tha se Putin u nis për në pallatin e tij ditën kur u publikua një video, që tregonte se ai shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak të mërkurën.
Por protestat e përhapura shpërthyen në të gjithë Rusinë pasi Putin njoftoi se 300,000 rezervistë do të urdhëroheshin të luftonin në luftën e vendit kundër Ukrainës.
Kështu, qindra rusë, duke përfshirë vajza deri në 14 vjeç, janë arrestuar ndërsa merrnin pjesë në mitingjet e paligjshme, të ndaluara sipas ligjit rus, sipas raporteve.