Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar kërcënime ndaj Kievit, duke e paralajmëruar atë për një përgjigje të ashpër nëse tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke dëmtohet.
Në një takim të Këshillit të Sigurisë, Putin tha, në veçanti, se autoritetet ukrainase u përpoqën të minojnë Rrjedhën Turke, me goditjen në Krime.
Kujtohet se Putin e kishte cilësuar tubacionin e gazit natyror Rrjedha Turke si një “model bashkëpunimi” në ditën e inaugurimit të tij në Stamboll, rreth dy vjet më parë.
“Të dhënat mjeko-ligjore dhe të tjera të ekzaminimit, si dhe inteligjenca operative, tregojnë se shpërthimi i 8 tetorit është një akt terrorist. Një sulm terrorist që synon të shkatërrojë infrastrukturën kritike politike të Rusisë. Është gjithashtu e qartë se organizatorët dhe autorët e sulmit terrorist janë shërbimet speciale të Ukrainës”, tha krimineli Putin.
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…