KRYESORE

Putini poshtëron Vuçiqin në tryezën e famshme: Njeh Kosovën, vetëm që ta arsyetojë pushtimin e Luhanskut e Donetskut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka tentuar të nxjerrë një ekuivalencë të pa bazuar në mes të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetsk-ut dhe e Luhanskut, me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, kështu duke e njohur në mënyrë tërthorazi pavarësinë e Kosovës.

Putin, gjatë bashkëbisedimit me sekretarin Guterres, ka bërë të ditur se ai vetë personalisht ka lexuar vendimin e GJND-së për Kosovën, dhe se me atë raste GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe dy krahinat separatiste të Donetskut dhe Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë.

“Unë personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Kosovës, më kujtohet shumë mirë vendimi i GJND-së që thotë se në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i çdo shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për ta shpallur sovranitetin tek autoritetet qendrore të vendimit”, ka thënë Putin.

“Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendim i GJND-së. Të gjithë e mbështetën këtë vendim. Nëse është ashtu, atëherë Donetsku dhe Luhansku janë të drejtën e njëjtë ta shpallin pavarësinë e tyre dhe të mos marrin leje nga organet qendrore të Ukrainës, pasi është krijuar precedenti”, ka shtuar ai.

E në përgjigjen e tij, Guterres, ishte i prerë, pasi ai deklaroi se OKB, nuk e ka njohur subjektivitetin e Kosovës.

Megjithatë, Putin vazhdoi të insistojë duke cituar kështu opinionin e GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, vetëm që ta arsyetojë pushtimin e Donetskut e Luhanskut, që janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

19 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

19 orë ago