FOTO&VIDEO

Që nga paslufta luftoi për këtë të drejtë, Shyhrete Berishës i njihet e drejta e pronësisë së shtëpisë

Gjykata e Apelit ia ka rikonfirmuar Shyhrete Berisha të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët iu vranë gjatë luftës. Ky vendim e ka gëzuar shumë Berishën e cila që nga paslufta luftoi për këtë të drejtë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Berishës, Miftar Qelaj, i cili tha se sot e ka pranuar aktvendimin e Apelit.

Akvendimi thotë se Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e palëve dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Suharekë, duke ia njohur Shyhrete Berishës të drejtën e pronësisë mbi shtëpinë e saj.
“Nuk ka pas seancë të mbajtur.. lënda ka qenë e apeluar me ankesë në Apel, ndërsa sot e kemi pranuar një aktvendim nga Gjykata e Apelit përmes Gjykatës Themelore dega në Suharekë me të cilin janë refuzuar ankesat e palëve dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë në Suharekë. Kështu që aktgjykimi i shkallës së parë i cili është në fuqi dhe është vërtetuar përmes aktgjykimi të Gjykatës Apelit zonjës Shyhrete ia njeh të drejtën në pronësi në shtëpinë e saj në të cilën ka luftuar shumë gjatë“, tha ai.

Avokati i saj, Miftar Qelaj, tha se tashmë për vendimin e Apelit e ka njoftuar edhe klienten e saj, për çka tha se ajo u emocionua shumë.

“Është personi i parë me të cilën kam komunikuar pasi që e kam pranuar aktvendimin për shkak se e di lidhjen emocionale të Shyhretes që e ka me këtë rast edhe menjëherë si e kam marr e kam verifikuar…dhe e kam marr në telefon pasi ajo nuk është duke jetuar për momentin në Kosovë dhe e kam njoftuar e ka pritur me shumë emocion të madh e shumë gëzim sa që tha ma ndreq ditën ky lajm”, deklaroi Qelaj.

Shyhrete Berisha tash e 20 vite ka qenë në betejë ligjore me familjen e bashkëshortit. Ndërsa, bashkëshorti dhe katër djemtë e saj u vranë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat serbe./KP/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago