Disa pamje të publikuara nga një grup i të drejtave të kafshëve këtë javë tregon momentin e tmerrshëm kur një qen u fut në një parking të kishës dhe sulmoi një vajzë pesëvjeçare teksa ajo po ecte me dy të rritur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në afërsi të një kishe në Colorado Springs më 20 tetor, por pamjet janë publikuar së fundmi.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një fëmijë dhe dy të rritur u drejtuan drejt një makine në parkingun e kishës.
Papritur, disa dhjetëra metra larg, një qen shihet duke vrapuar në rrugë dhe drejt parkingut.
Kafsha pastaj vrapon drejt familjes dhe kërcen te vajza, duke e kafshuar në krahun e majtë dhe duke refuzuar të lëshojë atë.
Të afërmit e tronditur të vajzës pastaj detyrojnë qenin të largohet nga vajza pas rreth një beteje prej disa sekondash.
Si pasojë, thuhet se vajza pësoi plagë në pjesën e majtë të bicepsit dhe parakrahut – lëndime të cilat kërkonin trajtim mjekësor.