Anëtarët e kartelit meksikan të armatosur deri në dhënë kanë ekzekutuar në mënyrën më brutale disa garues në Ensenada, siç mund të shihet në një video të postuar në Twitter.
Në video shihen disa burra me armë duke shtënë në drejtim të veturave të garuesve. Pushkët automatike dëgjohen duke shtënë breshëri plumbash, në videon e publikuar nga gazetari meksikan Alfredo Alvarez.
Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të vrarë 11 persona dhe shtatë të plagosur mbetën të shtrirë nëpër rrugë.
Sipas Alvarez, masakra në Ensenada ndodhi pas një konfrontimi mes anëtarëve të kartelit Arellano Felix dhe atyre të Sinaloa.
Maskra ndodhi në një pompë derivatesh në San Vicente, ku pjesëtarët e garës ishin ndalur për të mbushur veturat e tyre.
Se registra ataque armado en el rally "Cachanillazo" en #Ensenada, Baja California; Se reportan 10 muertos y varios heridos. pic.twitter.com/GvyF8NTKBm
— Adela Micha (@Adela_Micha) May 21, 2023