Qerkini-Kurtit: Mbyllma gojën me planprogram konkret për të pagjeturit

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini i ka dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti duke e vlerësuar me ZERO punën e qeverisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“O kryeministër je ekzekutiv, i ki organet ekzekutive, o kryeministër dilju familjarëve hakut për çka edhe je zgjedh për çka edhe ke premtu përndryshe mos mendo se ne do të ndalemi deri të zbardhet fati i të pagjeturve”, tha Qerkini.

Po ashtu Bajram Qerkini, në një intervistë për Gazetën Insadjeri i ka kërkuar Kurtit planprogram konkret për të pagjeturit.
“Mbyllma gojën me plan program konkret. Ama ta shoh plan programin, mbyllma gojën burrë. Përndryshe nuk do të heshtim deri të zbardhet fati i të pagjeturve”, ka deklaruar Qerkini.