Përbërja e Qeverisë së re të Serbisë në sytë e eksperteve të sigurisë në Prishtinë shihet si një lajm i keq jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Në sytë e tyre është më shumë një kabinet lufte i cili do të shfrytëzojë për të ngritur tensionet, sidomos në pjesën veriore.
“Qeveria e Serbisë do të përpiqet të krijojë tensione në veri, të shfrytëzojë elementët kriminalë të cilët ende gjenden në pjesën veriore dhe po ashtu të instrumentalizojë edhe më tutje komunitetin serb që është atje, duke përdorur Listën Serbe dhe mekanizmat e sigurisë që vijnë nga Serbia për të terrorizuar komunetin serb”, tha ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ish-kryespiuni serb Aleksandër Vulin shihet si kryeministri “de facto” i kësaj qeverie për shkak të ndikimit dhe autoritetit që ka. Lidhja e tij me terroristët si Milan Radoiçiç do të shtojnë kërcënimet për Kosovën.
“Kryeministër i saj real është i sanksionuari (i SHBA) dhe besniku i Moskës, Aleksandër Vulin me çka rajoni do të ketë shumë paqartësi për të ardhmen dhe mendoj se i përngjan një kabineti të luftës”, tha eksperti i sigurisë, Selam Shkodra.
“Besoj që shteti i Serbisë duke pas parasysh faktin që ende terroristët janë të lirë dhe mendoj që ata janë të lidhur ngushtë edhe me Vulinin (zëvendëskryeministër) mendoj se kërcënimi do të jetë edhe më i madh për shtetin e Kosovës”, shtoi Qalaj.
Shtetet e Bashkuara, përmes një reagimi nga Departamenti i Shtetit, shprehu zhgënjimin që Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviç, të dy të sanksionuar, janë bërë pjesë e qeverisë së re.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…