Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria Hoti ndau 360 mijë euro nga Fondi i Diasporës për të blerë aparatura shëndetësore.
Sa i përket ndarjes së mjeteve nga Fondi i Diasporës për blerjen e aparaturave shëndetësore, zëvendësministri, Agim Krasniqi, tha se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për vetë diasporën.
“Ne kemi menduar që më e mira është edhe në raport me diasporën që këto mjete saktësisht të specifikohen për aparatura të caktuara në mënyrë që t’i përgjigjemi edhe diasporës. Saktësisht të dinë edhe ata çka është bërë me mjetet e tyre. Në bashkëpunim edhe me ministrinë kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë menjëherë në blerjen e këtyre aparaturave”, tha Krasniqi.