Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet nuk e ka miratuar një nismë legjislative të Kuvendit të Kosovës për luftimin e koronavirusit.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj gjatë paraqitjes së qëndrimit ka thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron të panevojshëm miratimin e kësaj nisme, njofton Klan Kosova.
Sipas tij një çështje e tillë rregullohet mjaftueshëm me ligjet që janë në fuqi.
Selmanaj ka theksuar se me atë nismë bëhet kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe ka shtuar se Kushtetua ka dispozita të veçanta për adresimin e kësaj çështjeje.