POLITIKE

Qindra biznese ruse – për t’iu ikur sanksioneve – kanë gjetur strehë në Serbi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, 323 entitet legale janë regjistruar në Serbi dhe shumica e themeluesve janë nga Federata Ruse, shkruan media hulumtuese VOICE (Qendra për kërkime dhe analiza në Vojvodinë).

“Vetëm në mars, një mesatare prej nëntë kompanish regjistroheshin çdo ditë, derisa vetëm me 1 prill, janë regjistruar 27 të tilla”, thuhet në shkrimin e VOICE, pas hulumtimit të bërë.

Më shumë se gjysma e tyre, 169, janë regjistruar si kompani për programim kompjuterik. 264 nga totali janë regjistruar në Beograd, kurse 48 në Novi Sad.

62 nga këto kompani kanë adresë të njëjtë. 22 prej tyre që kanë dhënë adresë të njëjtë si lokacion, janë regjistruar vetëm brenda një dite, me 25 mars.

Organizata investigative që ka bërë hulumtimin VOICE, është një organizatë e themeluar nga gazetarë të pavarur.

VOICE është themeluar në vitin 2014 duke provuar kështu të bëjë kërkime dhe gazetari të pavarur në një Serbi që është e mbushur me media të kontrolluara nga pushteti.

Grafikoni i regjistrimit te kompanive ruse

Lajmin e VOICE e ka shpërndarë në Twitter edhe Blerim Vela, Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Serbia është parajsë për biznese të Rusisë që shmangin sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe”, ka shkruar ai.

“Serbia nuk ka aplikuar asnjë nga sanksionet e botës perëndimore për Rusinë. Mbetet pro ruse derisa kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Shteti serb – dhe në përgjithësi politika atje dhe qytetarët – është shteti i vetëm që gjendet gjeografikisht në Evropë (përjashto Bjellorusinë) që është deklaruar në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë.

Ka pasur edhe protesta në rrugë në mbështetje të Rusisë dhe me parulla kundër shteteve të Perëndimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

8 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

12 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

13 orë ago