Qëndresa e disa qytetarëve për shembjen e Teatrit me sa duket ende vazhdon.
Në rrugën Myslym Shyri, përpara Ministrisë së Ekonomisë, disa të rinj kanë kundërshtuar urdhrin e policisë për tu shpërndarë dhe janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës.
Nën thirrjet “Poshtë diktatura”, të rinjtë kanë zmbrapsur edhe disa efektivë që ishin aty për të negociuar me të rinjtë.
Policët i kanë lajmëruar ata se kundërshtimi i urdhrit të policisë çonte edhe në dënimin me burg. Por kjo si duket nuk i ka bërë përshtypje këtij grupi të rinjsh./