Nga Gani Mehmetaj
Ta vesh si të barabartë në një në debat televiziv një hoxhë katundi me një rabin është ta fyesh në inteligjencë opinionin publik shqiptarë. Këtë e bëri një televizion i yni këto ditë. Dhe s’ke ç’presish më shumë prej këtij televizioni.
Rabinët lexojnë aq shumë, përsiasin edhe më shumë, janë aq shpirtëror e të përkushtuar ndaj kombit të tyre, sa që e kanë udhëhequr popullin e Izraelit deri në ditët tonë duke ia ruajtur identitetin kombëtar e fetar.
Hoxha ynë pos librin e lutjeve gjysmë arabisht, gjysmë shqip, nuk lexon asgjë. Hoxhët janë aq antikombëtar sa që rrëqethesh kur i dëgjon. Nuk dallojnë nga shovinistët serbë me qëndrimin ndaj historisë shqiptare dhe figurave kombëtare. Nga debatet e sheh nivelin e tyre. Por janë shumë agresiv e fyejnë në mungesë të argumenteve.
Një rabin vlen sa 100 hoxhë Arabie a Turkie, ndërsa sa 1000 hoxhë nga Dardania.