Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë komentet e saj mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Tashmë, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është sulmuar dhe se një prej pjesëtarëve të saj ka mbetur i lënduar lehtë.
Në anën tjetër, forcat e shtuara policore kanë bërë që të reagojë ashpër e në mënyrë të papranueshme Beogradi zyrtar.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviq, është shprehur se Serbia po mendonte vendosjen në veri të 1000 trupave të sigurisë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
Por, Trajkovqi është marrë me serbët lokalë.
Ajo thotë se “situata në veri është alarmante” derisa elaboron që serbët lokalë nuk kanë mbrojtje të Policisë.
“Në vakumin e sigurisë të shkaktuar nga një vendim i pamatur i Aleksandër Vuçiq, tashmë jemi dëshmitarë të tentativave për grabitje dhe kolaps të përgjithshëm.” – ka thënë ajo.
Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin për largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, derisa ka bërë thirrje për rikthimin e policëve serbë “urgjentisht” në shërbim.