Kryetarja e organizatës joqeveritare “Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova”, Rada Trajkoviqn ka alarmuar pas kthimit të Milan Radoçiqit në Kosovë.
Ajo përmes një kolumne “Kush do të na mbrojë nga mbrojtësit”, ka shkruar për promovimin e gangsterëve nga presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq.
“Çështja se ku dhe kur u krijua Radoiçiq në Kosovë është në radhë të parë një pyetje për gazetarët hulumtues dhe shërbimet e sigurisë, sepse, të them të drejtën, nuk jam i sigurt se ndonjëri prej nesh – ish-elita politike serbe në Kosovë”.
“Tregimet për disa “djem të fortë” misterioz që destabilizojnë veriun kanë qarkulluar që nga koha e Koshtunicës dhe Tadiqit, por fakti është se vetëm Vuçiqi i promovoi këta “djem të fortë” tek liderët politikë zyrtarë të serbëve të Kosovës dhe tek partnerët e tij kryesorë të biznesit në pjesa tjetër e Serbisë. Nga të gjithë liderët që nga viti 2000 e këndej, duket se vetëm Vuçiq e ka kuptuar dhe ka folur gjuhën e tyre të huliganizmit, pasurimit të shpejtë dhe represionit”, ka treguar aktivistja serbe.
Ajo edhe në të kaluarën ka alarmuar për rrezikun që kriminelet serbë e paraqesin për serbët e Veriut të Kosovës.
Vazhdimisht është raportuar për grupe kriminale në Serbi që janë marrë kryesisht me kontrabandim.