Radha e Ramabajës: Drejtuesit e Sindikatave janë marioneta të SHIK’ut

Tashmë i erdhi radha profesorit Sadri Ramabaj që ta mbrojë kryeministrin Albin Kurti në ‘betejën’ e tij me sindikalistët.  Ai tha se drejtuesit e sindikatave janë marioneta të SHIK’ut.

Ramabaja përmes një shkrimi në Facebook tha se LDK e PDK duhet të dalin e të kërkojnë falje për gjithçka që i kanë bërë arsimit për 20 vite me radhë.

“Përqindja e analfabetëve funksionalë në Kosovë krahasuar me atë të analfabetëve funksionalë në disa nga shtetet e BE-së, e dëshmon inkriminimin e përmasave morbide që është bërë për 20 vite me radhë.

Në vend q drejtuesit e ri të LDK-së dhe PDK-së të dalin e të kërkojnë falje për këtë krim të pandëshkuar, ata instrumentalizonë Sindikatën e Arsimit përmes krerëve të saj!

Ndërkaq krerët e Sindikatave të Arsimit, që janë thejshtë shtojcë e marioneta të SHIK-ut alias PDK-së, janë dëshmia më e mirë e talljes që ata tok kanë bërë për 20 vjet me Shtetin dhe të ardhmen e ktij vendi. Krimi në arsim ka emër”, shkroi Ramabaja.