Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, dhe i njohur si kapo i veriut të Kosovës e që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, ka kërcënuar pasi partitë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës fituan në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri.
Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund të udhëheqin në veri”.
“Populli serb nuk do ta lejojë kurrë këtë”, ka thënë ai menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të dielën në veri.