FOTO&VIDEO

“Rafineria e NIS mbyllet sot”, Vuçiç i drejtohet kombit: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua kwtw tw martw kombit pas një takimi me ekipet shtetërore përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike dhe zbuloi se nuk ka lajme pozitive kur bëhet fjalë për NIS-in (rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë).

“Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova”, tha Vuçiç.

“Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për para, por për politikë.

“Kjo është e drejta e tyre, ata janë pronarët. Gjëja tjetër është se ne kemi shumë probleme me të. Ashtu siç amerikanët nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç interesave të tyre. Për momentin, vetëm Serbia po vuan dhe do të shohim se si do të shkojë”, u mundua të shpjegonte Presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se JANAF nuk lejoi importin e naftës që nuk ishte menduar për rafinerinë në Pançevë, por për rezervat serbe. “Ata nuk besonin se ishte për magazinim, por për NIS-in. E refuzuan sepse donin të thoshin se nuk ishte vetëm NIS nën sanksione, por e gjithë Serbia është nën sanksione, derisa amerikanët thanë ndryshe”, shtoi ai.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Đedović Handanović, do të informojë NIS-in se nuk ka indikacione se SHBA-të do të japin një licencë dhe kjo do të rezultojë në mbylljen e rafinerisë.

“Ata humbasin 370,000 euro në ditë teksa funksionon kështu. Është puna e tyre kur duan ta mbyllin rafinerinë. Ne dhamë lejen për ta mbyllur”, tha Vuçiç, duke theksuar se Serbia ka karburant të mjaftueshëm sa për të mos u futur në krizë.

Rafineria në Pançevë duhet zyrtarisht të ndërpresë punën sot pas disa ditësh mirëmbajtjeje në regjimin e të ashtuquajturit qarkullim të ngrohtë, teksa SHBA nuk lëshoi licencë për vazhdimin e operacioneve të NIS.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago