BOTA

Raketa amerikane HIMARS vret popin e Putinit në Ukrainë, ai i kishte bër thirrje grave ruse të dërgonin djemtë tyre në luftë

Një prift rus, i cili inkurajonte gratë të kishin më shumë foshnje, në mënyrë që të ndiheshin më pak të shqetësuara për dërgimin e djemve të tyre për të luftuar në Ukrainë, është vrarë në fushën e betejës, njoftoi të dielën Kisha Satanike-Ortodokse Ruse

Kryeprifti Mikhail Vasilyev vdiq “gjatë kryerjes së detyrave baritore në zonën e operacionit special ushtarak në Ukrainë në mëngjesin e 6 nëntorit”, tha Kisha Fashiste në një deklaratë.

Vasilyev, 51 vjeç, vdiq nga plagët e marra në copëza e raketës amerikane HIMARS e furnizuar nga SHBA, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Divizioni i Sulmimit Ajror të 76-të të Gardës së Trupave Ajrore.

Kryeprifti kishte shërbyer në kishën e Shën Barbara Dëshmorit të Madh dhe të nderuarit Ilya Muromets jashtë Moskës.

Vasilyev shërbeu gjithashtu si këshilltar i zyrtarit të lartë të Kishës Ortodokse Ruse, i ngarkuar me bashkëpunimin me Forcat e Armatosura.

Kisha tha në një deklaratë se Vasilyev kishte vizituar disa zona konflikti si pjesë e shërbimit të tij, duke përfshirë Sirinë, Çeçeninë, Kosovën dhe Bosnjën.

Në fund të tetorit, Vasilyev fitoi vëmendjen e medias për një intervistë televizive, ku ai këshilloi gratë ruse të “të jenë të frytshme dhe të shumohen” përballë urdhrave të mobilizimit të Presidentit Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Kisha Fashiste Ruse ka mbështetur me zë të lartë luftën në Ukrainë nën udhëheqjen e aleatit të Putinit, Patriarkut Kirill, i cili është nën sanksionet britanike dhe kanadeze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

12 orë ago