BOTA

“Raketat do të bien mbi Bruksel”, Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Na jepni sistemet e raketave ‘Patriot’

Ukraina është e pakënaqur me ndihmën që merr nga partnerët perëndimorë. Ata nuk po ofrojnë mjaftueshëm mbrojtje ajrore për t’u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse edhe pse kanë më shumë se 100 sisteme “Patriot” në arsenalet e tyre.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve Reuters.

“Ukraina është aktualisht i vetmi vend në botë që mbrohet nga sulmet me raketa balistike pothuajse çdo ditë. Kjo do të thotë se të gjitha raketat e disponueshme ‘Patriot’ në botë që mund të furnizohen në Ukrainë duhet të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka asnjë vend më të rëndësishëm për ta se sa Ukraina”.

Kuleba paralajmëron nga Brukseli ku ndodhet në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, se nëse Ukraina nuk e fiton luftën, raketat ruse do të bien mbi Europën.

“Kur them se Evropa do të jetë në luftë dhe raketat do të bien mbi Brukselin dhe qytetet e tjera evropiane, nuk po e ekzagjeroj. E gjithë kjo do të ndodhë nëse Ukraina nuk e fiton luftën kundër Rusisë. Pra, mënyra më emirë për të shpëtuar ushtarët tuaj nga vdekja është të dërgoni sistemin Patriot në Ukrainë dhe t’u jepni ushtarëve ukrainas gjithçka që u nevojitet”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë shpesh herë se Moska nuk ka interes të pushtojë vendet e tjera evropiane. Por Ukraina mendon ndryshe. Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia po përgatitet të mobilizoj 300,000 trupa të tjera duke filluar nga 1 qershori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

4 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

6 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

7 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

8 orë ago