FOTO&VIDEO

Rakuni i dehur ‘sulmon’ dyqanin e pijeve në SHBA, dehet dhe humb ndjenjat në dysheme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin amerikan të Virxhinias, ku stafi i një dyqani pijesh u përball me një “vizitor” të papritur.

Të shtunën në mëngjes, punonjësit e dyqanit “ABC” në qytetin Ashland zbuluan se lokali ishte thyer gjatë natës nga një rakun i dehur. Po, e lexuat mirë, një rakun i dehur!

Kafsha, e njohur shpesh si “banditi me maskë”, u gjet e shtrirë pa ndjenja në tualet, mes WC-së dhe koshit të plehrave, pasi kishte konsumuar pije alkoolike nga raftet e poshtme.

Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, e mori “të dyshuarin” në mbrojtje, duke e transportuar në Qendrën e Mbrojtjes së Kafshëve të Qarkut Hanover.

Pas disa orësh gjumë dhe pa asnjë lëndim serioz, rakuni u lirua i sigurt në natyrë.

Siç shkruan BBC, dyqani kishte qenë i mbyllur për festën e Falënderimeve, kur ndodhi ajo që stafi e quajti “thyerja e së Premtes së Zezë”.

Kur punonjësit u kthyen në punë, gjetën shishe të thyera dhe alkool të derdhur në dysheme, përfshirë edhe skocin, dukshëm pijen e preferuar të rakunit.

Sipas oficeres Martin, kafsha kishte rënë përmes një pllake të tavanit dhe më pas kishte nisur një “shfrenim të plotë, duke pirë gjithçka që gjente”.

Nga ngjarja ekziston vetëm një pamje e paqartë nga kamerat e sigurisë, ndaj nuk dihet saktësisht sa alkool konsumoi rakuni përpara se të binte pa ndjenja.

Në një postim në rrjetet sociale, dyqani falënderoi Qendrën e Mbrojtjes së Kafshëve të Qarkut Hanover për profesionalizmin dhe për “udhëtimin kthjellues” që i ofroi vizitorit të veçantë.

Oficerja Martin e përshkroi episodin si “thjesht një ditë tjetër në jetën e një oficeri të kontrollit të kafshëve”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago