“Rama jo të ndërrojë xhaketën por të dalë lakuriq nuk e…”/ Berisha: Të hënën në orën 16 protestë, mblidhemi para selisë së PD

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha u shpreh për gazetarët pas votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, se kryeministri aktual nuk do e ndalojë dot vrullin e revolucionit. Ai përmendi ndërrimin e xhaketës së bërë nga Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, duke thënë se edhe nëse del lakuriq, nuk e ndalon dot këtë revolucion që ka nisur.

“Rama jo të ndërrojë xhakëtën siç bëri mbrëmë por dhe të dalë lakuriq sic ka dalë në plazhe nuk do të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni fitimtar. Ika tani.’- tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te protesta që ka thirrur ditë e hënë kundër ardhjes së ALeksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën ‘Open Ballkan’, teksa ftoi demokratët të mblidhen në orën 16:00 para selisë së PD. Sipas Berishës, selia e PD ëshët e demokratëve dhe jo e Bashës dhe se në protestë ata nisen ‘nga shtëpia e tyre’.

“Është thirrur një protestë me urgjencë. Një axhedë e papritur e Sllobodanit të ri në Tiranë, Aleksandër Vuçiç për Ballkanin e Hapur që është projekti i hegjemonisë serbe në Shqipëri dhe Maqedonisë, është një kundërshti e hapur ndaj Procesit të Belinit. Të hënë në orën 4 të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme që ka edhe një qëllim tjetër madhor, kundër vjedhjes së tmerrshme 8-vjeçare që i është bërë shqiptarëve. Ajo që SPAK ka nxjerrë në pah janë vetëm 1 mln që kërkon t’i vërë kapak 430 mln. PD nuk organizoi dot asnjë protestë për këtë. Nuk ka protestë para selisë s PD, pro vendi i grumbullimit të protestuesve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, aty do të jetë vendi që do nisemi, ftoj të gjithë demokratët të bashkohen të protestojmë para kryeministrisë. Do nisemi nga oborri i selisë, çdo demokrat është i ftuar të marrë pjesë, demokratët nisen në protestë nga shtëpia e tyre. Selia e PD nuk është shtëpia e Lulzim Bashës, është selia e demokratëve shqiptarë dhe këtu nuk ka dyshime që janë të mirëpritur çdo demokrat. Kjo është një betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri dhe mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira, bëjnë ata që deklarojnë se bën Lulzim brava”, u shpreh ai.