Rama: Kosovarët në rrjete sociale thonë se Vuçiq është vëllai im

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas takimit që ka pasur në Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Para se të përgjigjej në pyetjen se a ka biseduar me presidentin serb për situatën e krijuar në Veri pas vendosjes së reciprocitetit ndaj targave serbe, Rama tha se kosovarët në rrjete sociale i thonë se e ka vëlla Vuçiqin.

“Nuk kam pasur një bisedë me Presidentin Vuçiq, apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë në rrjete sociale thonë ‘me vllaun tim Vuçiq’, sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën, dhe kaq. Dhe kjo është shumë e qartë, kështuqë ne jemi apsolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe siç thashë, leximi i çuarjes së Njësisë Speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë në Serbi, është leximi më i gabuar”, tha Rama.