POLITIKE

Rama kujton udhëheqësin shqiptar të Egjiptit: Në kohën e tij, vendi ishte si “ëndrra amerikane” e orientit

Gjatë vizitës së tij në Egjipt, kryeministri Edi Rama kujtoi lidhjet e përbashkëta që dy vendet kanë me njëri-tjetrin. Duke përmendur emrat e shumë shqiptarëve që kanë jetuar e punuar në Egjipt, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, Rama lavdëroi veçanërisht figurën e udhëheqësit shqiptar të Egjiptit të viteve 1900, Muhamed Ali.

“Egjipti konsiderohej për shumë, si “ëndrra amerikane” e orientit, sidomos në shekullin XIX”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun egjiptian, Mostafa Madbouly.

“Me vizionin e një strategu të rrallë, Mohamed Ali. Lindur në një familje shqiptare, i përfshirë në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane dhe praktikues i islamit të mirëfilltë, ai e ndërgjegjësoi vendin për të marrë fatin në duart e veta. Është një nder dhe që jam këtu e të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë”, tha Rama. “Mes shqiptarëve dhe egjiptianëve do të ketë një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes”.

Muhamed Ali Pasha ishte “de facto” sundimtar i Egjiptit nga viti 1805 në vitin 1848, dhe konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern. Si një komandant shqiptar në ushtrinë osmane, ai u dërgua në Egjipt nga Perandoria për të çliruar vendin e pushtuar nga Napoleoni. Pasi ia doli, ai arriti të shpallej Vali i Egjiptit në vitin 1805 dhe në kulmin e pushtetit të tij sundoi mi Egjiptin, Sudanin dhe disa pjesë të Gadishullit Arabik. Pas disa betejash kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1842, ai siguroi trashëgiminë e drejtimit të vendit edhe për pasardhësit e tij. Dinastia që ngriti do të drejtonte vendin deri në revolucionin e vitit 1952, kur Mbreti Farouk u rrëzua nga Mohamed Naguib, i cili u bë president i Egjiptit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

1 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

11 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago