Kryeministri Rama përcolli një mesazh urimi video për ndërrimin e viteve, ku, me shumë mesazhe politike brenda, veçoi Schengenin rajonal, për të cilin tha se ishte tejet i lënduar nga reagimi tej kufirit.
“Jam lënduar shumë nga miqtë e mi të Kosovës. Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës që e dua aq shumë. Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht.
Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian.
Qëndrimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon. Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra”, tha Rama.
Tërmeti ishte një tjetër temë trajtimi prej tij në mesazh.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…