Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ku ishte i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca kërkon që t’i japë mundësi “çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin e përfshirë në listën e subjektit”.
“Ka përpjekje që kjo gjë të tregohet si shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por atë marrëveshje e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten sepse ambicia jonë ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund Partia Demokratike. Ne vendosëm të bëjmë një lëshim që është më i madhi i imagjinueshëm për një forcë politike që ka shumicën”, tha Rama.
“Jemi akuzuar si pazarxhi që do të shkojmë me aritmetikë në votim. Kjo nuk është çështje aritmetike, por parimore, që lidhet me shqiptarët”, shtoi kryeministri. Rama theksoi se “listat e hapura nuk e prishin marrëveshjen e 5 qershorit”.
I pyetur nga A2 nëse Basha do ta quajë të rrëzuar marrëveshjen pas idesë së socialistëve për lista pjesërisht të hapura, Rama tha: “Ai bën punën e tij, por marrëveshja është materiale, fakt. Dhe duhet gjykuar mbi materien, jo mbi fjalët. Nëse ata kanë menduar që marrëveshja është edhe një dry për të mbyllur gojët dhe diskutimet e Kuvendit për të tjera aspekte që janë jashtë marrëveshjes, këtë e kanë menduar gabim”.
Ndërsa Balla u shpreh: “Jemi dakord në parim me ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare. Mbështesim një hapje të listave. Gjithçka është rënë dakord në 5 qershor nuk do të preket”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…