POLITIKE

Rama, me dy standarte për veriun e Kosovës. Këshilla për Kurtin, kundrathënëse me rastin e Fredi Belerit

Edhe pse Rama po i “tregon muskujt” Greqisë në rastin “Beleri”, pikërisht nga nuhatja e asaj çfarë synon Athina me Himarën – një “veri të Kosovës” në Bregun ortodoks shqiptar – kur vjen puna te veriu nën zjarrin e strukturave kriminale serbe këshillon Albin Kurtin për tërheqje. Dhe e bën këtë duke iu referuar reagimeve amerikane, ndonëse vetë injoroi çdo reagim, amerikan apo europian, për Fredi Belerin.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama në në Tëitter.

Kujtojmë se Prishtina zyrtare po thekson zbatimin e ligjit në veri, për zgjedhjet që janë njohur nga vetë bashkësia ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim mban dhe Rama për Belerin, duke theksuar “zbatimin e ligjit” e në emër të tij nuk pranon të marrë në konsideratë thirrjet ndërkombëtare për lirimin e tij nga burgu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago