Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën në Këshillin e Evropës, se shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë mendojnë se ai është agjent serb.
Rama ka thënë se ky mendim vjen pasi ai i shërben vazhdimisht të vërtetës.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas reagimeve të përfaqësuesve të disa prej shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pas thirrjes së tij që vendet perëndimore t’i rrëzojnë akuzat e ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara.
Përfaqësues të Serbisë, Rumanisë dhe Greqisë i kanë quajtur të pakuptimta kërkesat e tij dhe deklaratat në emër të Kosovës.
Mirëpo, Rama ka thënë se ai vetëm po ndan fakte.
“Nuk është e patakt që të ndash me ju thjeshtë fakte dhe mund ta imagjinoj e ta kuptoj për në fakt i vetmi person që do të kuptoja nga ato që dëgjova është kolegia serbe, ajo natyrisht është e tronditur sepse do t’i duhet shumë kohë të jetojë me këtë, të bëjë njohjen e Kosovës dhe të ndërtojë së bashku me Kosovën një të ardhme të përbashkët në paqe. Ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se jam agjent serb. Jam krenar që i shërbej të vërtetës. Kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë, është e mirë, kur nuk është e mirë është po prapë mirë. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që e përfaqësoj me krenari”, ka thënë Rama.
Rama deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, se ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bënë luftë të pastër dhe të ndershme, ndërsa tha se akuzat që iu ngritën, ishin pjesë e imagjinatës njerëzore.
Rama kohëve të fundit është kritikuar shumë për afërsinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në disa raste edhe “e ka mbrojtur” Vuçiqin në lidhje me hezitimin e Beogradit zyrtar për të mos i vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë. Rama e ka arsyetuar Vuçiqin se “nuk e ka lehtë” dhe për këtë është kritikuar në Kosovë e Shqipëri.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…