Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi ka rrëfyer për herë të parë detaje nga furnizimi me armë dhe ushqim për UÇK-në.
Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur edhe për periudhën e luftës.
Ai ka thënë se ka pasur raporte të mira me të gjithë eprorët e UÇK-së.
“Për bashkëpunimin me shtete fqinje kam marrë leje edhe nga UÇK. Nevojat kanë qenë të tilla që jemi ushqyer me mallra serbe por mendja dhe trupi i jonë kane vepruar kundër tyre”, tha afaristi përcjell Telegrafi.
“Kam qenë financues i fuqishëm i të gjitha zonave të UÇK-së. Kam qenë furnizues ushqimorë dhe me armë i zonave të UÇK-së. Edhe UÇK-ja kanë pasur besim te unë në këtë drejtim”.
Afaristi i njohur tregon edhe mënyrën se si ka furnizuar me armë UÇK-në.
“Armët i kam sjellë nga Bosnja. Prej Bosnjës nga Mali i ZI, Rozhaja e pastaj një pjesë nga Rugova pjesën tjetër nga rrugët tokësore. Personalisht të gjithë fqinjët e mi i kam furnizuar me automatikë pa asnjë lek. Mbi 100 automatikë që vet i kam sjellë në Kosovë ua kam shpërndarë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre”.
“Në Rugovë i kam sjellë 15 kuaj me municion dhe armë automatike. Kanë qene rreth 50 mijë plumba që i kam ngarkua vet nga Mali i Zi dhe i kam pru në Kosovë”.
Kelmendi thotë se në atë kohë Mali i Zi në heshtje nuk ka penguar transportin e armëve në drejtim të Kosovës.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…