Qeveria e Kosovës nisi dje shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës, gjersa kryeministri Kurti njoftoi se ashtu siç veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerë.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar këto vendime të Qeverisë Kurti duke thënë se puna më e lehtë është të shkarkosh disa borde dhe se nuk i konsideron veprime me peshë.
Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Albin Kurti është mashtrues dhe ka kërkuar nga ai që mos të marrë vendim për heqjen e takës, ngase sipas tij në këtë mënyrë Serbia do të kthehej në Kosovë.
Haradinaj po ashtu ka paralajmëruar veprime në rast se Kurti vendos për heqjen e taksës. Ai ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me partitë e tjera opozitare dhe se Kurtit nuk do t’i zgjasë pushteti më shumë se një vit.
“Ju siguroj Albinit se është në rrugë të gabume, Vjosa është në rrugë të gabume. Mos të marrin vendime që mund të kenë pasoja. Me e kthy Kosovën prapa dhe pushtimin e Serbisë, kjo nuk e di si do të tolerohet pa ndonjë kundërvlerë. Kam kërkesa prej partive opozitare për qëndrime të përbashkëta. Një qeveri që shkon kësaj rruge duhet me ia ndalë jetëgjatësinë. Ne jemi të detyruar me kriju pozicion bllok nëse vazhdojnë në këtë mënyrë”, u shpreh Haradinaj.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…