POLITIKE

Raportohet se ministri Hekuran Murati është dënuar me përgjysmim page nga KPMShCK-ja

Hekuran Murati, ministër i Financave, tashmë ka ngulur këmbë që të mos i ekzekutojë pagat mësimdhënësve për këtë muaj. E gjithë si dënim për grevën e mbajtur në muajin shtator. Por, z.Murati vetë ka pranuar një dënim. Murati, gjithnjë sipas raportimit të gazetës Scanner, do të marrë më pak pagë, saktësisht 50% më pak, deri në respektimin e një vendimi të KPMShCK-së.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka marrë një vendim, nëpërmjet të cilit i ndalohet paga për 50% ministrit Murati. Kjo ka ardhur si pasojë që z.Murati nuk ka respektuar vendimin e KPMShCK-së për anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës.

Pra thënë ndryshe, z.Murati, që paguhet 1034 euro në muaj, do të marrë vetëm pak mbi 500 euro, pasi që nuk respektoi vendimin e një instance të pavarur.

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës obligohet qe te beje ndalesën e 50% te pagës mujore per ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, deri në zbatimin e Vendimit Nr.50 /2022 të datës 14.07.2022, gjegjësisht deri ne kthimin e ligjshmerise ne Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e KPMShCK-së, shkruan gazeta Scanner.

Në vendimin e këtij institucioni, të cilin e ka siguruar gazeta Scanner, shkruhet se Murati do të paguhet vetëm gjysmën e pagës deri kur ta zbatojë vendimin e KPMShCK për drejtorin e ATK-së.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

30 minuta ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

7 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

9 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

19 orë ago