KRYESORE

Raportuesi i Këshillit të Evropës kërkon përgjegjësi politike e sundim të ligjit në Kosovë

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE), Peter Beyer, nga Kosova ka kërkuar përgjegjësi politike e sundim të ligjit.

Ai shtoi se mbështetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë vijon të jetë e fuqishme në këto kohë të vështira. Beyer, sa herë ka përmendur Kosovën ka shtuar edhe fusnotën.

“Populli i Kosovës është goditur rëndë nga kriza aktuale e koronavirusit, siç janë goditur shumë vende të tjera në botë. Dhembshuria ime është veçanërisht për ata që janë ndikuar direkt nga kriza: në aspekt shëndetësor, në atë ekonomik, dhe me vendet e goditura më së shumti nga përhapja e sëmundjes. I mirëpres, në këtë kuptim, shembujt pozitivë më të fundit të bashkëpunimit pozitiv ndërmjet komuniteteve dhe të koordinimit ndërkufitar dhe solidaritetit në mes të udhëheqësve profesionist mjekësore e zyrtarë, përtej ndasive etnike e politike”, ka thënë Beyer, përcjell KOHA.

Sidoqoftë, Bayer ka kujtuar se vetë Kosova është midis një krize politike e kushtetuese që kur qeveria e zgjedhur humbi ndaj votimit të mocionit të votëbesimit në fund të marsit, pikërisht kur po shpalosej kriza e COVID-19.

Aty theksohet se presidenti i Kosovës me dekret shpalli formimin e qeverisë së koalicionit të ri, pa zgjedhje të reja, por ky dekret është sfiduar nga kryeministri i qeverisë në detyrë në Gjykatë Kushtetuese, nga e cila më 1 maj u pezullua dekreti deri më 29 maj.

“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, ka thënë Beyer.

“I nxis fuqishëm të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, e edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka përfunduar Beyer.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago