POLITIKE

Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe.

Ai shtoi se Lista Serbe është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

“E di që sa i përket shumicën e njerëzve që po flas, po ndihen keq për cka ka ndodh, duke nisur prej policit që e ka humbur jetën, e di që shumica e dënojnë. Po flitet e po manipulohen se po përkrahen veprime të tilla, ju garantoj se shumica dërmuese e dinë saktë që jo vetëm se ka bërë dëm të madh për humbje jetësh, por edhe për imazh për serbët e veriut.

Shumica prej tyre e dënojnë ashpër një veprim të tillë. Shumica prej tyre janë marrë peng, prej të njëjtëve që kemi pas rast të shikojmë. U konfirmua që ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos mungesa e respektimit të ligjit në veri, e shohim sa dëm i madh është krijuar në atë pjesë”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Rashiq theksoi se i beson pamjet të publikuara nga ministri Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e formacionit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

“Besoj në informacionet e Svecles, ka dëshmuar disa herë, jo vetëm që jemi bashkëpunëtor, e di që informacionet janë 100% të sigurta, nuk kam dyshim për një gjë të tillë, faktet janë konkrete. Aty ka qenë një grup i organizuar, në këto rrethana nuk ka dikush tjetër që do mundte të organizonte diçka të tillë… Ka qenë jo vetëm gabim si ide, por edhe në aspektin ushtarak e strategjik, kjo na sjellë se ka qenë një organ tjetër që ka krijuar shpresë e mbështetje në të ardhmen”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

2 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

16 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

18 orë ago