POLITIKE

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” Nenad Rashiq ka ngritur dyshime për mundësi të manipulimit të votave nga ana e Listës Serbe.

Rashiq në një prononcim për Telegrafin, bëri të ditur se nga bashkëpunëtorët e tij është informuar se persona të panjohur kanë nisur të kontaktojnë njerëz duke u ofruar shuma të mëdha parash për të anuluar votat e partisë së Rashiq.

“Fakti është që mbrëmë pasdite rreth orë 19:00 bisedova me përfaqësuesit e partisë time në rajon dhe disa prej tyre më lajmëruan se i kanë telefonuar disa numra të panjohur dhe njerëz të panjohur ku ju kanë ofruar shuma të mëdha të parave për të anuluar votat tona. Këtë nuk e kam dëgjuar vetëm nga një person që të mund të thuhet se është spekulim, por e kam dëgjuar nga shumë bashkëpunëtorë të mi që po u ofrohen shuma të mëdha parash për manipulim të votave”, ka thënë Rashiq.

I pyetur për shifra se sa po u ofrohen për anulim të votave, Rashiq nuk përmendi shifra mirëpo u shpreh se “shuma të mëdha të cilat me siguri për ata njerëz që i ofrojnë nuk paraqet problem”

Ai bëri të ditur se mbrëmë ka informuar KQZ-së, ndërkaq sot ishte edhe fizikisht në zyret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka kërkuar vigjilencë të shtuar gjatë numërimit të votave, sidomos në komunat me shumcië serbe.

“Unë mbrëmë e informova KQZ-në për këtë, dhe sot para një ore isha në zyret e KQZ ku kërkova që të ketë një vëmendje shtesë sa i përket votave në veçanti në komunat me shumicë serbe sepse unë kam dyshime që ata po përpiqen të bëjnë cdo gjë që është e mundshme të anulojnë votat tona dhe në këtë mënyrë të na zvogëlojnë shanset që të jemi pjesë e Kuvendit. Kërkova nga KQZ që të jenë më vigjilent më profesional dhe të përcjellin më vëmendje zhvillimet në komunat me shumicë serbe”, tha Rashiq për Telegrafin.

Rashiq theksoi se sot do të nis numërimi i votave për kandidatët për deputet në komunën e Parteshit.

“E di që sot nis numërimi i votave në Partesh, këtë e di nga ana e bashkëpunëtorëve të mijë, për komunat tjera nuk e di. Kjo është edhe një arsye shtesë që të ketë një profesionizëm të shtuar para numërimit të votave, sepse nëse nis dhe prishen disa vota atëherë mund të jetë vonë. Reagova si formë të parandalimit të keqpërdorimit të votave”, tha Rashiq.

Kujtojmë se Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në raportin e publikuar për procesin zgjedhor bëri të ditur se shteti serb u ka bërë presion votuesve serb, për të votuar Listën Serbe. E për më tepër, presioni iu është bërë votuesve që varen nga ndihmat sociale.

“Fushata e LS ishte më e spikatura nga partitë serbe të Kosovës, kryesisht përmes mediave të Serbisë dhe mediave të vogla serbe të Kosovës, në të cilat partitë e tjera politike nuk kishin, ose kishin qasje shumë të kufizuar. Bashkëbiseduesit shpesh raportuan se anëtarët e LS së u bënin presion votuesve të cilët varen shumë nga ndihma sociale e Serbisë ose punësimi në institucionet e menaxhuara nga Serbia në komunat serbe të Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago